Specialja kujdeset për privatësinë e Veselit, nuk jep detaje kur kthehet në Hagë

specialja-kujdeset-per-privatesine-e-veselit,-nuk-jep-detaje-kur-kthehet-ne-hage

Në një përgjigje për lajmi.net, Zëdhënësja e Dhomave të Specializuara, Angela Griep ka thënë se nuk mund të jap informacione për qëndrimin e Veselit në Kosovë.

“Për arsye operacionale dhe për të respektuar privatësinë e Z. Veseli, ne nuk mund të japim ndonjë informacion shtesë mbi vizitën e kujdestarisë”, thuhet në përgjigjen e Griep.

Kujtojmë se në media është raportuar se Veseli ka vizituar edhe babain e tij i cili po qëndron në Spitalin e Mitrovicës për arsye të gjendjes shëndetësore.

Gjatë qëndrimit të Veselit në Kosovë, ai ka qenë në shoqërinë e pjesëtarëve të EULEX-it dhe Policisë së Kosovës. /lajmi.net/