Specialja cakton seancat e radhës ndaj Gucatit, Haradinajt e Salih Mustafës

specialja-cakton-seancat-e-radhes-ndaj-gucatit,-haradinajt-e-salih-mustafes

Ndaj dy krerëve të OVL-së, konferenca mbi ecurinë e çështjes është caktuar për datën 24 shkurt në orën 11:00, shkruan lajmi.net.

Ndërkaq për rastin ndaj Salih Mustafës,  është caktuar seancë më 5 mars në orën 11:00.

Për këtë të fundit, temë kryesore e seancës do të jetë transmetimi i dosjes tek gjykata nga Prokuroria.

Në lidhje me këtë, palët do të ngrisin çështje që mund potencialisht të ndikojnë tek data e transmetimit. /Lajmi.net/