Spahiu: Haradinaj i ka gjasat më të mëdha nga të gjithë të bëhet president

spahiu:-haradinaj-i-ka-gjasat-me-te-medha-nga-te-gjithe-te-behet-president

“Nga të gjithë kandidatët potencialë Haradinaj i ka gjasat më të mëdha. Nëse analizojmë situatën politike ai ka gjasat më të mëdha”, është shprehur Spahiu.

Ai ka thënë se Haradinaj ka bërë gabim duke folur tash për idenë e bashkimit kombëtar.

“Bashkimi Kosovë-Shqipëri nënkupton shkatërrimin o të Shqipërisë, o të Kosovës. Nuk mund të ketë dy kryeqytete, o Tirana o Prishtina. Është gabim i tij, por të gjithë politikanët tanë gabojnë”.

“Është gabim fatal i tij. Albin Kurti ka hequr dorë nga kjo ide, kurse Haradinaj që ka kontribuar për sovranitetin e Kosovës. Absolutisht tani nuk mund të përfitojë asgjë në fushatë. Nuk guxon të luajë as për efekt elektoral me pavarësinë e vendit.