Sogojeva u ankohet deputetëve: 12 mijë biznese janë në prag të falimentimit, protestat opsion

sogojeva-u-ankohet-deputeteve:-12-mije-biznese-jane-ne-prag-te-falimentimit,-protestat-opsion

“Të shohim çka mund të bëjmë bashkërisht në rrugëtimin tonë të përbashkët në interes të hotelerisë, të turizmit të Kosovës. Jemi të hapur për ide bashkëpunim dhe aktivitete të përbashkët”.

Hysen Sogojeva nga Oda e Hotelerisë dhe Turizmit e Kosovës tha se mbi 12 mijë biznese janë në krizë të madhe pothaujse duke falimentuar.

Sogojeva shtoi se nga Ligji për Rimëkëmbje përparësi t’i jepet bizneseve që kanë humbur më së shumti.

Ai edhe njëherë është shprehur kundër mbylljeve, derisa tha që të lejohen të punojnë gjithë sektorët dhe të dënohen ata që shkelin masat.Ai kërkoi që të formohet Agjencioni Kombëtarë i Turizmit, duke shtuar se e ka të gatshëm projektin.

“Nuk vjen në dyshim bashkëpunim do të jetë dhe jemi të gatshëm, meqenëse jemi në këtë kohë ne si Odë jemi munduar që të qojmë mesazhe së forma të mirë duke mbajtur biznesin dhe shëndetin, rreth 12 mijë biznese në total janë në krizë të madhe dhe shumica para falimentimit, kemi bizneset që 550 ditë s’kanë punuar”.

“Çdo ndarje që vjen prej Ligjit të Rimëkëmbjes përparësi ti jepet atyre që kanë humbur më së shumti. Pa intervenuar 1 miliard në këto biznese nuk ka shanc me u rregulluar. Nuk ka nevojë për kufizime, shteti duhet që përmes mekanizmave të vet të merr masa ndaj atyre që shkelin masat”.Ndërsa deputeti i AAK-së, Pal Lekaj tha se Kosova është shumë larg implimentimeve të projekteve të mëdha sa i përket zhvillimit të turizmit.

“I përmendet 13 mijë bizneset dhe keni humbur shumë në aspektin e bizneset familjar. Kosova është larg atyre synimeve që bota është duke i implimentuar sepse të hyrat më të mëdha në botë janë nga turizmi.Anëtarët e Komisionit gjithashtu kanë zhvilluar takim edhe me përfaqësues të Odës së Afarizmit.Kryesuesi i Komisionit Ferat Shala, ka shprehur gatishmërinë për bashkëpunim, raporton EO.“Aktivitetin po e bëjmë me qëllim që të herë të mirëseardhura të gjitha vërejtjes dhe sugjerimet për, jemi në kohën dhe momentin e duhur që të marrim atë që e vlerësoni”.Ndërsa Skënder Krasniqi nga Oda e Afarizmit, tha se kohëve të fundit Parlamenti ka qenë pak aktiv, derisa ka shtuar se shumë ligje kanë mbetur në rrugë.“Duke parë gjendjen në të cilën jemi si rezultat i pandemisë dhe ndryshimeve të ligjeve që kanë ndodhur viteve të fundit dhe parlamenti ka qenë më pak aktiv dhe shume ligje kanë mbet në rrugë”.