Skandal në një spital në Prishtinë: Një gruaje mjekët ia humbin syrin dhe të dëgjuarit në njërin vesh, implikohet hoxhë Shefqet Krasniqi!

Një burrë nga Prizreni është duke përjetuar ditë të rënda. Mjekët në spitalin Otrila në Prishtinë, gjatë një operacioni ia kanë humbur një sy dhe të dëgjuarit në njërin vesh bashkëshortës së tij.

Nuridin Hoxha, ka shpjeguar për gazetën online Vision Mega, se bashkëshortja e tij, Arbëresha është operuar në Spitalin Otrila në Prishtinë me 22 tetor 2020 për shkak se kishte marramendje, që dyshohej se i vinte nga veshi. Por mëpastaj, asaj kishte filluar t’i merrej fytyra dhe t’i humbte edhe shikimi.

“Me 22.10.2020 është pranuar në Spitalin Otrila dhe me 23.10 është liruar. Para operacionit, edhe pasi doli nga operacioni ajo ishte mire, këtë e dine të gjithë. Komplikimet erdhen vetëm pak ditë më vonë, gruas i merrej fytyra dhe humbi shikimin edhe dhembjet në vesh janë të padurueshme e tani e ka humbur edhe dëgjimin. Ai që e ka operuar dhe ia dëmtoi syrin është dr. Aziz Mustafa. Ky dokotor vetë e ka pranuar se ka gabuar gjatë operimit dhe vetë ka premtuar se do të mi heq të gjitha shpenzimet për shërimin e gruas. Ndërmjetësues është hoxha Shefqet Krasniqi. Ata mi ka paguar disa shpenzime për dëmtimet, derisa hoxha e ka të shënuar në një letër se shpenzimet mi heq nëse nuk e padis. Bile Shefqet më ka thenë se dr. Aziz Mustafa do të rri prapa deri sa të jetë gjallë, e nëse shkon me e padit, nuk fiton kurgjë. Kjo sipas hoxhës Shefqet Krasniqi, pasi që unë mbaj pak mjekërr dhe gruaja mban shami, e kjo po bajka me e humb gjykimin. E dr. Aziz Mustafa më tha se unë e kam avokatin tim, ti humb, si të duash, unë për atë shumë të cilën ma ka dhënë dr. Aziz Mustafa, jam në gjendje t’ia kthej, por ai si do t’ia kthejë syrin dhe veshin gruas sime, edhe dëmin deri me tani, shpenzimet që i kam bërë i kam incizimet që dëshmojnë se syri i gruas sime është vërbuar 100 për qind”, shpjegon Nuridini. Ai shton se tashmë është lodhur me lojërat e dr. Mustafës dhe të hoxhës Shefqet Krasniqi deri sa pohon se disa persona e kishin kërcënuar para fëmiut të tij dhe bashkëshortës, kur ai kishte shkuar për një kontroll te dr. Aziz Mustafa.

“Me 17.06.2021 kam shkuar për një kontroll te dr. Azizi në spital, i cili ia humbi syrin dhe veshin e djathtë gruas time. Pritja ishte e pakëndshme, vetë doktori iku, nuk na foli fare edhepse vetë e ka pranuar se dëmtimi i syrit dhe veshit të gruan kanë ardhur si pasojë e gabimit të tij, është gabim që nuk falet. Disa persona brenda Spitalit na kërcënuan dhe na ofencuar, e frikuan edhe djalin e vogël që ishte me ne, ai vuan nga epilepsia dhe nuk mund të lënim në shtëpi. Nuk më frikuan fre mua, po si nuk u erdhi turp edhe fajtor edhe kinse po kërcënojnë, ata ishin niveli shumë i ulët, me këtë ngatërrohem aty”, ka pyetur ai. Ai sërish e zë në gojë hoxhën Shefqet Krasniqi.

“E çfarë thotë tani hoxhë Shefqet Krasniqi që ishte ndërmjetësues që nëse gruaja ime do të këtë probleme, doktori do t’i rri prapa me pagesa, po shihet tani se sa i fjalës ka qenë ky doktor, që i ka besu edhe hoxhë Shefqeti”, tregon Nuridini. Ai përserit se janë bërë 7 muaj prejse bredhë nëpër mjekë të ndryshëm dhe të gjithë heqin dorë, nuk e marrin fare parasyshë gruan e tij, e cila siç thotë ai, mbetët në vuajtje me gran e tij.

I pafuqishëm për të ndërmarrë diçka, pasi që askush nuk e përfillë, Nuridin Hoxha, i është drejtuar gjithë opinionit për ta shjeguar hallin e tij.

“O popull shqiptar, pse nuk merrni masa asgjë, bashkëshortja ime u verbu n syrin e djathtë e u shurdhur në veshin e djathtë nga dr. Azi Mustafa që punon në spitalin Otrila dhe po rrezikohet me operimin e dytë në të njejtin vend, askush nuk e merr në dorë për ta operu, askush nuk e thotë realitetin, ia kanë frikën apo po e mbrojnë, në kemi mbetur pa shpresë, ne po kërkojmë me ikë azil nga Kosova, sepse askush se merr guximin as koment me iu shkru këtyre kriminelëve, as gazetat të cilat i kam noftu që të gjitha, gazetarët nuk kanë ardhë. Kam shku edhe në Turqi edhe atje na kthyen, thane kush e ka ba operacion le ta bën, jemi shpenzu shum dhe askush nuk na jep sqarim.

Dr. Aziz Mustafa tani e pas ka me ps punë me familjen tone, sepse ai edhe hoxhë Shefqet Krasniqi na premtuan dhe na rrejtene na mashtruan, na thane se do t’i rrijnë prapa me pagesa çdo që duhet për gruan time, se nuk do ta lënë keq për asgjë. Lë të mendojë dr. Azizi për këtë, sepse para dy dite mi ka qit përpara disa persona që më kanë kërcënuar. Ne kishim shkuar vetëm për një kontroll. Friken ia kam vetëm Zotit, këta po done me force, e mua po më bajnë hesap të dobët, ani këta të forte e unë i lig. Kam me i shku deri në fund kësaj pune, i provova gazetarët, fituan këta, i provova doktorët fituan përseri këta, me i paditë, edhe hoxhë Shefqet e edhe dr. Azi më kanë thenë se unë humb. Ta shohim se a do të fitojnë tashm me muda deri sa të ma marrin shpirtin s’kam të ndalur”, është shprehur ai me shumë dhembje.

E në një bashkëbisedim nëpërmjet rrjetit social facebook në mes të dr. Aziz Mustafës dhe Nuridin Hoxhës, dr. Mustafa mes tjerash i ka shkruar Nuridinit: “Sa i përket punës, dr. Lirimi pronari i Spitalit Otrila më ka kërku urgjent me ju thirrë për me caktu rrugën më të shpejt të mudnur për shërimin e Arbëreshës. Ju kërkojmë falje, sëpari unë si operator e pstaj edhe stafi tjetër, të gjitha shpenzimet e shërimit do t’i heqim pa problem. Njerëz jemi, gabojmë, por Allahu e di që gabim me qellim nuk kam ba. Arsyeja pse ka ndodhe është shumë e paqartë”. Në një komunikim tjetër, dr. Mustafa i ka shkruar Nuridinit: “Si operator që kam kryer operimin e zonjes Arbresha, jam i interesuar për shëndetin e saj, sidomos për komplikimet me syrin që kanë ndodhë. Nuk është mire me akuzu spitlin pa fole edhe njëherë me neve. Takohemi ku të doni dhe bisedojmë”. Në një rast tjetër, dr. Mustafa i shkruan Nuridinit: “Të holla e operacionit, 1200 i keni te financierja. Te tjerat, krejt çka keni shpenzime për shërimin e syrit, veç na i sillni faturat, krejt i heqim. Por në fund e keni edhe një kompensim material për mundin që keni pasë. Pasneser jam këtu prej ores 11:00 deri në ora 13:00, nëse keni mundësi me ardhë ejani. Edhe m e taksi ua heqim shpenzimet. Duhet me kontrollu veshin dhe me t’i ba do prova mos po ka lidhje veshi me marramendjen”