S’ka zgjedhje të presidentit, mbyllet seanca e Kuvendit të Kosovës

s’ka-zgjedhje-te-presidentit,-mbyllet-seanca-e-kuvendit-te-kosoves

Seanca e sotme është ndërprerë dhe kjo është bërë e ditur nga Kryetari i Kuvendit, Glauk Konjufca.

“Në mungesë të kuorumit të mjaftueshëm për vendimmarrje gjatë votimit të përsëritur të raundit të parë për zgjedhjen e presidentit, seanca do të vazhdojë punimet nesër në ora 17:00”.

Kësisoj ka dështuar që sonte të arrihet zgjedhja e presidentit të ri të vendit, ku kandidat janë: Vjosa Osmani dhe Nasuf Bejta.

Në Kuvendin e Kosovës nuk ishin nga PDK dhe AAK, ndërsa nga deputetët e LDK-së edhe pse ishin të pranishëm nuk pranuan të votojnë deputeti i LDK-së Avdullah Hoti, Agim Veliu dhe Driton Selmanaj.

Përpos kësaj në votimin e Osmanit munguan edhe dy deputetët me të cilët kishin marrëveshje e që janë Adem Hoxha nga komuniteti goran dhe Fadil Gashi nga komuniteti rom nuk po marrin pjesë në Kuvend.

Për zgjedhjen e presidentit, në dy votimet e para nevojiten dy të tretat e votave e që i bie 80 vota për të deputetëve.

Ndërkaq, në raundin e tretë, president zgjidhet ai që merr shumicën e thjeshtë prej 61 deputetësh, por në të tri votimet duhet të marrin pjesë të paktën 80 deputetë.

Nëse edhe raundi i tretë dështon, vendi shkon në zgjedhje të jashtëzakonshme, të cilat duhet të mbahen brenda 45 ditësh./Lajmi.net/