S’ka të lënduar në aksidentin në rrugën Prishtinë – Gjilan

s’ka-te-lenduar-ne-aksidentin-ne-rrugen-prishtine-–-gjilan

Zëdhënësi i Policisë së Kosovës për rajonin e Prishtinës, Agron Borovci, ka thënë nuk ka të lënduar nga ky aksident.

“Rreth orës 19:45, në rrugën Prishtinë-Gjilan, ka ndodhur një aksident rrugor në mes dy automjeteve. Nuk raportohet për të lënduar përveç dëmeve materiale”, u shpreh ai.

Ai tha se njësia rajonale e trafikut ka dalë në vendin e ngjarjes dhe ka nisur një hetim për zbardhjen e shkaqeve që kanë sjellë deri te ky aksident.