S’ka arsye për t’u shqetësuar për përdorimin e AstraZeneca edhe te të moshuarit, thotë profesori i Oxfordit

s’ka-arsye-per-t’u-shqetesuar-per-perdorimin-e-astrazeneca-edhe-te-te-moshuarit,-thote-profesori-i-oxfordit

Por, profesori i Oxfordit Andrew Pollard ka thënë se s’ka arsye për t’u shqetësuar në përdorimin e saj edhe për këtë kategori.

Ai ka theksuar se “ajo mund të përdoret për të gjitha moshat”, por shtoi se “ne duhet të respektojmë se si shtetet anëtare të BE-së vendosin ta përdorin vaksinës”.

Prof Pollard ka thënë se kanë të dhëna që tregojnë se ajo është e mirë në imunizim edhe për të moshuarit”.

Ai po ashtu ka shtuar se janë duke u bërë ende prova në Mbretëri të Bashkuar dhe Brazil, kështu që “do të ketë edhe më shumë të dhëna”.