Sindikata e Infermierëve paralajmëron protesta – të pakënaqur me shtesat e ndara nga Qeveria

sindikata-e-infermiereve-paralajmeron-protesta-–-te-pakenaqur-me-shtesat-e-ndara-nga-qeveria

Sindikata e Infermierëve të Kosovës, ka thënë se Qeveria e Kosovës është duke zhvlerësuar punën e infermierëve.

Sindikata e Infermierëve thekson se ditëve në vazhdim do të ndërmarr hapa konkret për realizimin e kërkesave të tyre, konform ligjit mbi organizimin sindikal dhe të atij mbi grevat, transmeton Telegrafi.

“Zhvlerësimi i punës së infermierve është duke vazhduar nga ana e Qeverisë, të cilët nuk treguan as vullnet e as gatishmëri për rritjen e pagesave për ndërrimet e natës, nga 18 euro sa janë tani, në 36 euro”.

Reagimi i plotë:

Qeveria e Kosovës ka marrë vendim për vazhdimin e shtesave në pagë edhe për tre muajt në vazhdim, por sërish duke e zhvlerësuar punën e infermiereve.

Por nëse analizojmë në detaje, infermierët janë ata ndër më të rrezikuarit, marrë parasysh shërbimet shëndetësore që ju ofrojnë pacientëve për 24 orë rresht.

1. Kategoria I – mjekë, iu ndahet shtesa prej 250 euro në muaj;
2. Kategoria II – infermierë, iu ndahet shtesa prej 150 euro në muaj dhe
3. Kategoria III – stafi mbështetës – teknik, iu ndahet shtesa prej 100 euro në muaj”, thuhet në njoftim.

Zhvlerësimi i punës së infermierve është duke vazhduar nga ana e Qeverisë, të cilët nuk treguan as vullnet e as gatishmëri për rritjen e pagesave për ndërrimet e natës, nga 18 euro sa janë tani, në 36 euro.

Ditëve në vazhdim Sindikata e Infermierëve të Kosovës do të ndërmarr hapa konkret për realizimin e kërkesave të tyre, konform ligjit mbi organizimin sindikal dhe të atij mbi grevat”.

The post Sindikata e Infermierëve paralajmëron protesta – të pakënaqur me shtesat e ndara nga Qeveria appeared first on Mesazhi.com.