Simmons vazhdon polemikën me EULEX-in, thotë se e vërteta do të dalë në pah

simmons-vazhdon-polemiken-me-eulex-in,-thote-se-e-verteta-do-te-dale-ne-pah

EULEX-i, me anë të një postimi në ‘Twitter’ e akuzoi Simmons se ai filloi të raportonte sjelljet e papërshtatshme për gjykatë të caktuar në mënyrë që të shmangte vëmendjen se po hetohej nga misioni i BE’së.

“Simmons punoi në Eulex për 9 vjet e gjysmë. Ai filloi pretendimet se gjyqtarë të caktuar ishin sjellë në mënyrë të papërshtatshme vetëm pasi filluan procedurat disiplinore kundër tij. Ai e bëri këtë thjesht për të shmangur vëmendjen nga hetimet e kryera kundër tij”, tha ai.

Ndërkaq, ish-kryetari i Asamblesë së gjyqtarëve e konsideroi këtë gënjeshtër, duke thënë se ai filloi të raportonte për sjellje të papërshtatshme të gjyqtareve tri vite para se të fillonin hetimet ndaj tij.

“Kjo është gënjeshtër. Unë raportova për sjellje të papërshtashme më 2013-ën – TRE VITE PARA se EULEX të fillojë hetim disiplinor. E vërteta po del në pah dhe EULEX nuk mund ta ndalojë atë”, ka kundër replikuar ai në ‘Twitter’ ndaj EULEX-it.

Simmons i kundërpërgjigjet EULEX-it: I ftoj që të bëjnë hetim publik, ta vendosin qytetarët e Kosovës kush po e thotë të vërtetën

Simmons ka filluar polemikat me misionin e BE’së që prej se raportoi në prani të deputetëve për pretendimet e tij për parregullsi në misionin për mbikëqyrjen e gjyqësorit.

Ai ka kërkuar që të bëjë një hetim të plotë publik, e më pas “t’ua lënë qytetarëve të Kosovës të gjykojë kush po e thotë të vërtetën”.