Si të largohemi nga mëkatet që i bëjmë fshehtas

si-te-largohemi-nga-mekatet-qe-i-bejme-fshehtas

Ai që bën mëkate fshehtas ka mundësi që për të mirën e tij të bëj diçka të mençur për ti dhënë fund kësaj varësie  shejtaneske. Nëse ndodh që të bëni mëkat në fshehtësi,  mundohuni që të bëni sa më shumë vepra të mira në fshehtësi, sepse kjo do të ndikoj pozitivisht në edukimin e shpirtit tuaj. Kujtoni fjalët e Zotit të Madhërishëm: ” S’ka dyshim se veprat e mira i shlyejnë ato të këqijat.”  (Hud, 114)

Çfarë të bëjmë që Allahu të jetë i kënaqur me ne? Marrim si shembull dhënien e sadakas që jepet fshehtas. Për një vepër të tillë i Dërguari i Allahut s.a.v.s ka thënë: “Lëmosha  (sadakaja) e fshehtë shuan zemërimin e Zotit dhe largon përfundimin e keq.” (Tirmidhiu)

Gjithashtu, dy rekate namaz në thellësinë e natës për të cilët nuk di askush përveç Allahut të Madhërishëm, pastaj istigfari dhe dhikri kur je vet, ndihma e jetimëve, të sëmurëve, atyre që kanë nevojë, gjitha këto janë vepra që na mundëson të fitojmë kënaqësinë e Zotit dhe të ndjejmë rehati dhe qetësi në shpirtin tonë.

Pra mundohuni të bëni çfarëdo pune të mirë për të cilën nuk e di askush përveç Allahut të Madhërishëm dhe nuk ka dyshim se veprat e mira shlyen veprat e këqija.

Përktheu: A. D. Islampress