Si të gatuani lakrat e Brukselit në mënyrë që të ruani vlerat dhe shijen

si-te-gatuani-lakrat-e-brukselit-ne-menyre-qe-te-ruani-vlerat-dhe-shijen

Këto perime të gjelbra renditen mes 20 ushqimeve me më shumë vlera ushqyese, ku maten vitaminat, mineralet dhe fitoushqyesit në raport me sasinë e kalorive, transmeton lajmi.net.

Një racion me këtë lakër të vogël përmbush nevojat tuaja për vitaminë C vitaminë K, vitaminë A, vitaminë B-6, folat, potas dhe mangan.

Lakra e vogël mbron ADN-në

Një prej vlerave më të mira të lakrës së vogël është mbrojtja e ADN-së ose molekulën që përmban të gjitha karakteristikat tona gjenetike.

Përbërësit që gjenden tek lakra e vogël bllokojnë aktivitetet e dëmshme të disa enzimave, shënjestra e të cilave janë padyshim molekulat e ADN-së në qelizat e bardha të gjakut.

Mbron Zemrën

Një nga vlerat më të famshme të lakrës së vogël është aftësia për të mbajtur nën kontroll inflamacionin dhe shëruar enët e gjakut nga dëmet e shkaktuara prej tij.

Lakra e vogël përmban një sërë elementësh që parandalojnë sëmundjet e zemrës.

Sistemi Tretës

Ne kemi nevojë për shumë fibër në dietën tonë, në mënyrë që të kemi një sistem tretës sa më të mirë. Këto perime janë një burim i pasur fibrash dhe në një racion prej 100 gramësh do të merrni 4 gramë fibër.

Kjo sasi është 15% e dozës së rekomanduar ditore për femrat.

Vitamina K

Lakrat e vogla janë veçanërisht të pasura me Vitaminë K, për të cilën kemi nevojë të mbajmë kockat shëndetplotë dhe të parandalojmë kalcifikimin e trupit.

Mjafton një filxhan me lakra të vogla në ditë, që ju të merrni dyfishin e dozës së rekomanduar ditore të vitaminës K për të cilën keni nevojë.

Pastrimi Nga Toksinat

Vlerat shëndetësore të lakrës së vogël përfshijnë edhe aftësinë e saj për detoksifikimin e organizmit.

Lakra e vogël përmban një substancë të quajtur glucosinolates, që ndihmon enzimat në proçesin e pastrimit nga toksinat.

Mënyrat Më Të Mira Për Gatimin e Lakrës së Brukselit

Lakra e Brukelit mund të gatuhet në shumë mënyra të ndryshme siç janë:

  • Zierja,
  • Kaurdisja
  • Pjekja.

Nëse ju pëlqejnë lakrat e ziera, atëherë prisni sa të marrë uji vali, hidhni pak kripë dhe ziejini për 10-15 minuta.

Pas zierjes shoqërojini me gjalpë, kripë dhe piper të zi.

Nëse kaurdisja është metoda e preferuar e gatimit atëherë ndajini lakrat në dysh dhe kaurdisini me pak vaj ulliri, kripë  dhe hudhër për rreth 5 minuta deri sa të marrin një ngjyrë të kafenjtë.

Më pas. Hidhni pak ujë, mbylleni kapakun dhe prisni deri sa uji të avullojë.

Në fund spërkatini me lëng limoni dhe servirini të ngrohta.

Në furrë, lakrat e Brukselit duhet të piqen të plota.

Ato duhet të marinohen me kripë, vaj ulliri dhe piper dhe duhen pjekur për rreth 35-40 minuta. /Lajmi.net/