Shumë rezervime, diaspora ia mësyen Kosovës për Fitër Bajram

shumë-rezervime,-diaspora-ia-mësyen-kosovës-për-fitër-bajram

Lajmi se Zyra Federale e Shëndetit Publik në Zvicër ka hequr Kosovën nga lista e karantinës, ka ndryshuar planet e diasporës kosovare që jetojnë në Zvicër. Shumë rezervime për fluturime janë bërë në 72 orët e fundit nga Zvicra në Kosovë.

Indeksonline mëson se ardhja masive ka nisur nga vikendi që lam pas, e deri në mesin e kësaj jave kur pritet të ketë fluks edhe më të madh të ardhjes së diasporës shqiptare nga Zvicra, por edhe më gjerë.

As çmimet e larta të fluturimeve në këtë kohë nuk po janë pengesë që të rezervohen fluturime ku çmimet variojnë nga 250 deri në 350 euro për biletat një drejtimëshe.

Në Kosovë ende nuk dihet nëse do të ketë shtrëngim të masave për festën e Bajramit, ashtu siç ka ndodhur në festat e kaluara në kohë pandemie.

Indeksonline ka pyetur Ministrinë e Shëndetësisë nëse pritet të ketë masa të reja para të enjtes, por nuk ka marrë ende përgjigje.

A.N ka thënë, qytetar nga Kosova me banim në Zvicër ka thënë se do të jetë në Kosovë për Bajram.

“Bashkë me familjen do të nisemi me veturë të hënën për të kaluar një javë pushim dhe të jemi në vendlindje për festën e Bajramit” ka thënë ai.

Fluksi i diasporës pritet që sadopak të ndikojë në ekonominë kosovare.

Por, është e domosdoshme që të respektohen masat anti-Covid ngase gjasat për rritjen e numrave të të infektuarve mund të jenë reale.

The post Shumë rezervime, diaspora ia mësyen Kosovës për Fitër Bajram appeared first on Mesazhi.com.