Shtyhet fillimi i vitit të ri shkollor më 14 shtator

Fillimi i vitit të ri shkollor 2020-2021 është shtyrë për 14 shtator, për shkak të situatës me COVID-19 në vend.

Kjo u bë e ditur pas takimit të ministrit të Arsimit, Ramë Likaj, bashkë me SBASHK-un, IKSHPK-në dhe përfaqësues të MSH-së.

Vendimi është marrë pas kërkesës së Sindikatës së Arsimit që të shtyhet ky proces për shkak se shkollat nuk kanë arritur të përgatiten.

Në dakordim theksohet se fillimi i vitit të ri shkollor më 14 shtator do të vijojë sipas vendimit të Ministrisë së Arsimit për fillimin e mësimit, Master Planit të MASH-së dhe Udhëzuesve përkatës të miratuar nga Qeveria.

Sipas vendimit, shtyrja e fillimit të vitit shkollor bëhet me qëllim të sigurimit të kushteve të sigurta për fëmijët, mësimdhënësit dhe prindërit: distanca, bartja e maskës dhe pastërtia.

“Po ashtu kjo do të sigurojë një mobilizim më të madh të përgjithshëm në përballje me pandeminë në Kosovë”, theksohet tutje në këtë vendim