Shtrëngimi i masave: Kosovarët ia mësyjnë me të madhe që nga mëngjesi Shqipërisë

shtrengimi-i-masave:-kosovaret-ia-mesyjne-me-te-madhe-qe-nga-mengjesi-shqiperise

Masat e vëna nga qeveria Kurti  kanë bërë që kosovarët sot t’ia mësyjnë me të madhe Shqipërisë.

Lexues të lajmi.net kanë dërguar fotografi nga pika kufitare e Vërmicë, ku shihen kolona të gjata automjetesh që tanimë kanë marrë rrugën për në Shqipëri për ta kaluar fundjavën, shkruan lajmi.net.

Kjo për shkakun se Kosova aktualisht gjendet nën masa të rrepta anti-COVID19, që përfshijnë mbylljen totale të gastronomisë, përveç me Take Aëay si dhe  orën policore.

Kësisoj, kosovarët kanë zgjedhur që ditët e fundjavës t’i kalojnë në Shqipëri, pasi që sot në Kosovë edhe ashtu në sektorin publik është ditë pushimi.

Pritjet, siç kanë treguar lexues të lajmi.net, në këtë pikë kufitare shkojnë deri në gjysmë ore.

The post Shtrëngimi i masave: Kosovarët ia mësyjnë me të madhe që nga mëngjesi Shqipërisë appeared first on Mesazhi.com.