Shtesat nga Qeveria – Sindikata e Policisë paralajmëron protesta

shtesat-nga-qeveria-–-sindikata-e-policise-paralajmeron-protesta

Sindikata e Policisë së Kosovës, përmes një komunikate drejtuar mediave ka paralajmëruar protesta për shkak se në pakon emergjente nuk janë të përfshirë të gjithë punonjësit e PK-së.

Sindikata e Policisë thotë se kërkesat e tyre nuk janë realizuar nga Qeveria e Kosovës.

“Sindikata e Policisë së Kosovës tash e një kohë të gjatë kërkon me ngulm nga Qeveria e Republikës së Kosovës realizimin e kërkesave të tyre të parashtruara kohë më parë. Kërkesa këto që ishin vazhdimi i pagesës së pakos emergjente për të gjithë punonjësit e PK-ës, pa dallim pozite dhe njësie, dhe fillimi i pagesës së shujtës (ushqimore) sipas zotimit për realizim nga muaj Janar 2021 për të gjithë Punonjësit e Policisë së Kosovës.

Mirëpo edhe pas shumë përpjekjeve dhe kërkesave të një pas njëshme, akoma nuk ka asnjë përgjigje sa i për ketë realizimit të këtyre kërkesave sipas zotimeve. Sepse jo të gjithë zyrtarët policor janë duke u përfshirë në pagesën e pakos (shtesës prej 100 eurosh). Ndërsa për shujtën ushqimore nuk kemi përgjigje se do paguhet sipas legjislacionit në fuqi, por edhe sipas zotimeve se do filloi nga ky fillim vit”, thuhet në reagim.

Më tej në reagim thuhet se “Andaj duke parë ketë Këshilli drejtues i SPK-ës, sot me datën 21.01.2021 në takimin e mbajtur ka vendos që të paralajmëron protesta duke parë shqetësimin, diskriminimin dhe anashkalimin e punonjëseve të PK-së.

“Dhe mu për ketë kërkojmë reflektim të shpejtë dhe konkret të Qeverisë së vendit, pasi që zgjedhja e veprimeve tona sindikale tashmë do jetë vetëm protesta”.

Ndryshe, Qeveria në detyrë e Kosovës në mbledhjen e mbajtur sot, ka marrë vendim për ndarjen e mjeteve shtesë për zyrtarët policor dhe personelin shëndetësorë.

Për të realizuar kompensimin për angazhimin e shtuar në terren të zyrtarëve policor aktiv të ekspozuar drejtpërdrejt ndaj pandemisë COVID-19, Qeveria në mbledhjen e sotme ka miratuar vendimin për ndarjen e mjeteve financiare në shumë prej 1.6 milion euro.

The post Shtesat nga Qeveria – Sindikata e Policisë paralajmëron protesta appeared first on Mesazhi.com.