Shtatë viktima dhe 411 raste të reja me COVID-19 në Maqedoninë Veriore

shtate-viktima-dhe-411-raste-te-reja-me-covid-19-ne-maqedonine-veriore

Gjatë 24 orëve të fundit  janë regjistruar 411  raste të reja me Covid-19 në Maqedoninë Veriore.

Betejën me Covid-19 e kanë humbur 7 pacientë.

Ndërkohë nga Instituti i Shëndetit Publik njoftojnë se janë shëruar 271 pacientë, përcjell Alsat.

Që nga fillimi i pandemisë, në Maqedoninë Veriore janë regjistruar gjithsej 199.056 raste, prej të cilëve 185.931 janë shëruar, kurse 7019 kanë ndërruar jetë.  Aktualisht në vendin tonë janë 6107 raste aktive.

The post Shtatë viktima dhe 411 raste të reja me COVID-19 në Maqedoninë Veriore appeared first on Mesazhi.com.