Shri Lankë: Ndalimi i djegies së detyruar për viktimat e COVID-19 rikthen dinjitetin e varrimeve muslimane

shri-lanke:-ndalimi-i-djegies-se-detyruar-per-viktimat-e-covid-19-rikthen-dinjitetin-e-varrimeve-muslimane

Duke iu përgjigjur vendimit të autoriteteve të Shri Lankës për t’i dhënë fund praktikës së djegies së detyruar për viktimat e COVID-19, Yamini Mishra, Drejtor i Amnesty International  për Azi e Paqësor , tha: “Kjo është një veprim i vonuar, por i mirëpritur nga autoritetet e Shri Lankës. Djegiet e detyruara, të cilat kurrë nuk duhet të ishin kryer në radhë të parë, i kanë mohuar komunitetit musliman të drejtën për t’u dhënë lamtumirë të dashurve në përputhje me bindjet e tyre fetare. Përfundimi i kësaj praktike mizore, e cila nuk është provuar shkencërisht për të parandaluar përhapjen e virusit, lejon pakicën muslimane të Shri Lankës të bëj një varrim dinjitoz në përputhje me ritet islame të varrimit. Vendimi është një dëshmi e luftës së palodhur të familjeve të viktimave, aktivistëve dhe anëtarëve të komunitetit musliman. “Megjithatë, ne jemi të shqetësuar nga raportet e mediave për një propozim para Kabinetit të Ministrave për të ndaluar nikabin. Eshtë thelbësore që një lloj diskriminimi fetar të mos zëvendësohet thjesht me një tjetër. Ne i nxisim autoritetet e Shri Lankës që të refuzojnë këtë hap regresiv, i cili do të shërbente vetëm për të stigmatizuar dhe margjinalizuar gratë muslimane. ”

______________________________________________________________

 

Vendimi i autoriteteve në Shri Lankë për ndalimin e djegieve të kufomave erdhi pas vizitës së Kryeministrit Pakistanez Imran Khan në Shri Lankë gjatë kësaj jave, mirëpo organizata tjera të të drejtave të njeriut nga terreni thonë që djegiet e kufomave kanë vazhduar edhe pas vendimit të autoriteteve.

Shri Lanka mbetët e përfshirë në tensione fetare, ku popullsia muslimane e vendit që përbën 10 përqind të popullsisë ka vuajtur nga nacionalistët budistë. Muslimanët në Shri Lankë janë duke u persekutuar gjithnjë e më shumë që kur qeveria aktuale erdhi në pushtet në vitin 2019.

Vizita e kryeministrit Pakistanez shihej si një fije shprese për komunitetin musliman atje sa i përket përmirësimit të drejtave të muslimanëve në vend. /Mesazhi.com/Amnesty

 

The post Shri Lankë: Ndalimi i djegies së detyruar për viktimat e COVID-19 rikthen dinjitetin e varrimeve muslimane appeared first on Mesazhi.com.