Shqipëri: U dënua me 11 vjet burgim për vrasje, arrestohet pas 10 vjetësh ish-polici i FNSH-së

shqiperi:-u-denua-me-11-vjet-burgim-per-vrasje,-arrestohet-pas-10-vjetesh-ish-polici-i-fnsh-se

Ceka ishte në kërkim pasi është dënuar me 11 vite burg për vrasjen e ndodhur në vitin 2010 në zonën e Freskut në Tiranë.

Ai akuzohet për vrasjen e Edvin Vogli.

Burime për abcnews.al bëjnë me dije se arrestimi i tij është bërë pas marrjes së informacionit nga ana e efektivëve Shqiponja të Shkodrës rreth vendndodhjes së tij.

Ylli Ceka ka qene në një lokal në lagjen “Serreq” të Shkodrës dhe në momentin kur sapo ka dalë nga lokali është arrestuar nga policia.

Gjatë kontrollit fizik të bërë nga ana e efektivëve, ish policit i është gjetur edhe distinktivi i Forcave të Ndërhyrjes së Shpejtë, të cilin e mbante me vete.

Ish-polici i FNSH-së në vitin 2010 pas një zënke ku kane marrë pjesë edhe vëllezërit e tij ka shtënë me armë zjarri ku për pasojë plumbat i morën jetën Edvin Voglit, njofton Abc News.al.

Në vitin 2016 gjykata e shpalli fajtor Cekën dhe e dënoi me 11 vite burg.

Mbi ish-policin rëndojnë akuzat “Vrasjes me dashje” dhe “Mbajtje pa leje të armës dhe municionit luftarak”.