Shqipëri, TIKA shpërndan vakte të iftarit për familjet në nevojë

shqiperi,-tika-shperndan-vakte-te-iftarit-per-familjet-ne-nevoje

Agjencia Turke për Bashkëpunim dhe Koordinim (TIKA) vazhdon të shpërndajë ndihma dhe vakte të iftarit në Shqipëri për familjet në nevojë me rastin e muajit të Ramazanit, raporton Anadolu Agency(AA).

TIKA në bashkëpunim me Fondacionin ALSAR sot ka shpërndarë vakte të iftarit për familjet e fëmijëve jetimë dhe familjet e tjera në nevojë në fshatin Momël në Kavajë.

Të pranishëm gjatë organizimit të iftarit ishin koordinatorja e TIKA-s në Tiranë, Emine Gizem Başkan, kryetari i Fondacionit ALSAR, Mehdi Gurra, si dhe zyrtarë të tjerë.

TIKA vaktet e iftarit i shpërndan çdo ditë në Shqipëri për 100 persona dhe projekti në fjalë është për gjithë muajin e Ramazanit.

Sipas TIKA-s, viti 2021 është titulluar si viti i Yunus Emre-s dhe gjuhës turke, si dhe viti i Haxhi Bektashi Veliut. Në këtë kuadër TIKA ka nisur një projekt për të shpërndarë ndihma me rastin e muajit të Ramazanit në 87 vende të botës.

Ndërkohë, TIKA ka ofruar mbështetje dhe realizuar projekte në fusha të ndryshme në Shqipëri si në arsim, shëndetësi, infrastrukturë, në mbrojtjen e trashëgimisë kulturore dhe mbështetje me ndihma të ndryshme për familjet në nevojë. /aa

The post Shqipëri, TIKA shpërndan vakte të iftarit për familjet në nevojë appeared first on Mesazhi.com.