Shqipëri, sot marrin dozën e dytë të vaksinuarit, mes tyre edhe Rama

shqiperi,-sot-marrin-dozen-e-dyte-te-vaksinuarit,-mes-tyre-edhe-rama

Mbrëmjen e së hënës në Shqipëri kanë mbërritur 1 mijë e 170 doza të vaksinës së Pfizer, por që në javët e ardhshme do të mbërrijë e gjithë ngarkesa prej 41 mijë dozash siç ishte rënë dakord më parë.

Ndërkohë ditën e sotme do të fillojë në stadiumin “Air Albania” injektimi i dozës së dytë të vaksinës për personat që kanë marrë dozën e parë, nga vaksinat e dhuruar nga një shtet i BE-së.Ndër të vaksinuarit e parë do të jetë edhe kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, së bashku me një grup mjekësh si Najada Çomo, Mira Rakacolli.

Me rastin e mbërritjes së vaksinave nga Pfizer, Rama deklaroi dje nga Rinasit, se shpresat nuk janë vetëm tek kontrata e lidhur me Pfizer për të marrë 500 mijë vaksina por edhe tek kompnaitë e tjera, ku më afër një marrëveshje është me kompaninë Astrazeneca./tch

The post Shqipëri, sot marrin dozën e dytë të vaksinuarit, mes tyre edhe Rama appeared first on Mesazhi.com.