Shqipëri: Pjesëmarrja në zgjedhje është 48.2 përqind, rezultati përfundimtar nuk jepet sonte

shqiperi:-pjesemarrja-ne-zgjedhje-eshte-48.2-perqind,-rezultati-perfundimtar-nuk-jepet-sonte

Megjithatë për të mësuar saktësisht se sa ka qenë numri i qytetarëve që kanë votuar do të duhet të pritet dorëzimi i bazave materiale të qendrave të votimit.

“Sa i takon pjesëmarrjes siç e kemi sqaruar, pjesëmarrja sipas të dhënave të sonduara nga KQZ-ja janë në nivelin e 48.2 përqind. Rezultatin zyrtar të pjesëmarrjes do ta kemi pasi të marrim të gjithë informacionin nga qendrat e votimit”.

Faktin që edhe pse jemi 4 orë pas votimebve dhe nuk ka ende një rezultat përfundimtar, Celibashi e argumentoi se KQZ-ja ndër vite ka raportuar mbi pjesëmarrjen bazuar në sondazhet që bën në qendrat e votimit. Numri total i pjesëmarrësve, Celibashi tha se nuk do ta jepet ditën e sotme.

“Rezultati i pjesëmarrjes në kuptim të numrit total të votuesve që kanë marrë pjesë, KQZ nuk mund ta japë sot. Rezultati zyrtar i pjesëmarrjes në votim është ai që del pasi dalin rezultatet. Në këtë 20 vjet raportimi mbi pjesëmarrjen është bazuar në sondazhe që bën KQZ, informacione që japin qendrat e votimit në kohë të ndryshme”, tha Celibashi.

Megjithatë, Celibashi pranoi se jo të gjithë qendrat e votimit e kanë bërë detyrën sa i përket dhënies së informacioneve për numrin e pjesëmarrësve.

“Shifra që ju lexoni, është shifra që tregon pjesëmarrjen në këto zgjedhje, bazuar në një metodologji që është aplikuar në disa dhjetëra zgjedhje në Shqipëri. Rezultati në mënyrë zyrtare vjen pasi dorëzohen materialet zgjedhore”, tha Celibashi.

Kryekomisioneri shtetëror tha se ka filluar numërimi i votave në Pustec, ndërkohë që shtoi se është në përfundim dorëzimi i materialeve zgjedhore në vendet e numërimit të votave. Procesi i transportimit të bazës materiale zgjedhore nuk ka pasur probleme, sipas Celibashit.

Sa i përket procesit të numërimit, Celibashi tha se ai nuk ka asnjë arsye përse të ndërpritet.

“Padiskutim që do të vazhdojmë procesin e numërimit dhe nuk ka asnjë arsye që ky proces të ndërpritet, pasi janë të gjitha masat që ta ushtrojnë detyrën e tyre dhe nuk kanë asnjë lloj pengese. Vetëm nëse do të ketë pengesa të llojit subjektive subjektiv”./TVKLAN