Shqipëri, pjesëmarrja në votime, deri në orën 10:00 është rreth 17 për qind

shqiperi,-pjesemarrja-ne-votime,-deri-ne-oren-10:00-eshte-rreth-17-per-qind

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve në Shqipëri bënë me dije se deri në ora 10:00 kanë votuar 16.67 për qind.

Sipas KQZ-së, pjesëmarrje më të madhe ka në qarkun e Tiranës prej 19.81 për qind, ndërsa më së paku është ai i qarkut të Vlorës me 12.84 për qind.

Rreth 3 milion e 600 mijë shqiptarë të regjistruar në listat e votuesve do të zgjedhin 140 përfaqësuesit e tyre në Kuvend, kjo pasi përveç subjektit zgjedhor, kanë të drejtë që të zgjedhin edhe kandidatin nga lista.

Në këto zgjedhje marrin pjesë 12 parti.

The post Shqipëri, pjesëmarrja në votime, deri në orën 10:00 është rreth 17 për qind appeared first on Mesazhi.com.