Shqipëri, në 24 orët e fundit janë kryer 17 125 vaksinime për Covid-19

shqiperi,-ne-24-oret-e-fundit-jane-kryer-17-125-vaksinime-per-covid-19

Manastirliu përmes një postimi në Twitter shkruan “vijon me ritme të larta vaksinimi anti Covid në çdo cep të vendit”.

Në total, sipas Ministrisë së Shëndetësisë, deri më tani janë bërë 494.02 vaksinime në të gjithë territorin e vendit tonë.

Ndërkohë, ditën e sotme në sheshin “Skënderbej” kanë marrë dozën e dytë personat mbi 60 vjeç dhe punonjësit e shërbimeve kritike.

Nga ana tjetër, sot, sipas ministrisë së Shëndetësisë, u shënuan 100 raste të reja, 2 vdekje dhe 116 në spitale.