Shqipëri, 12 të vdekur dhe 953 raste të reja me COVID-19

shqiperi,-12-te-vdekur-dhe-953-raste-te-reja-me-covid-19

Në 24 orët e fundit në Shqipëri janë regjistruar 12 të vdekur dhe 953 raste pozitive me koronavirusin e ri (COVID-19), duke shënuar një tjetër rekord i rasteve të reja, transmeton Anadolu Agency (AA).

Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale ka njoftuar se numri i përgjithshëm i rasteve me koronavirus në vend që nga fillimi i pandemisë është rritur në 86.289 dhe numri i të vdekurve në 1.472.

Në 24 orët e fundit janë shëruar 684 qytetarë, duke e rritur numrin e të shëruarve në 52.128 dhe raste aktive janë 32.689.

Institucionet shëndetësore kanë kryer edhe 3.485 testime të reja, ndërsa që nga fillimi i pandemisë janë kryer gjithsej 389.680 testime për personat e dyshuar për COVID-19.

Nga ana tjetër, ministrja e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale, Ogerta Manastirliu, gjatë një konference për mediat tha se ka dyshime të arsyeshme për qarkullimin e varianteve të reja të COVID-19.

Manastirliu theksoi se janë rritur kapacitetet e testimit me qëllim izolimin e rasteve me koronavirus.

The post Shqipëri, 12 të vdekur dhe 953 raste të reja me COVID-19 appeared first on Mesazhi.com.