Shqipe Selimi për fjalët e Gervallës: Rexha do të kthehet e do të flasë vetë, atëherë shumë pikëpyetjeve do t’ju vendoset pika

shqipe-selimi-per-fjalet-e-gervalles:-rexha-do-te-kthehet-e-do-te-flase-vete,-atehere-shume-pikepyetjeve-do-t’ju-vendoset-pika

Mehmeti Selimi thotë se ka thirrje në adresën e saj kinse duhet të reagojë në rastet kur përmendet emri i Rexhep Selimit. Por, deputetja thotë se nuk do t’ua rrisë vlerën këtyre postimeve sepse për më tepër, ato postimeve i ka parë edhe vetë Rexhep Selimi sa ishte në Kosovë.

Tutje, deputetja tha se Rexhep Selimi nuk është në atë gjendje që ta mbrojë bashkëshortja e tij. Ajo paralajmëroi se Selimi do të kthehet dhe do të flasë vetë. Madje sipas saj, shumë pikëpyetjeve do t’ju vihet pika.

Kujtojmë se para pak ditëve, u raportua për disa shkrime të ministres Donika Gërvalla, ku ajo kishte thënë për Rexhep Selimin se ky i fundit është figurë e botës së krimit.

Më poshtë gjeni shkrimin e plotë të deputetes Mehmeti Selimi: 

Po i lexoj e po i dëgjoj aty-këtu disa thirrje në adresën time se po u dashka të reagoj sa herë përmendet emri i Rexhep Selimit në opinion.

Për më tepër po kërkohet nga unë t’i komentoj edhe disa postime të viteve të kaluara!

Ato shkrime e postime të vjetra, që së fundi u bën aktuale, i ka parë edhe vet Rexha sa ishte në Kosovë, por nuk i ka vlerësuar aq me vlerë e as aq të rëndësishme sa t’i replikonte e t’i komentonte.

Prandaj unë sot nuk kam nevojë t’ua rris vlerën atyre postimeve.

Rexhep Selimi nuk është në atë gjendje sa te ketë nevojë ta mbrojë bashkëshortja e tij. Atë e mbron e drejta, emri dhe vepra e tij. Ai nuk ka nevojë ta mbroj unë e as të flas në emër të tij.

Nëse ka nevojë, unë do ta bëj me shumë vullnet dhe me krenari. Por, Rexha do të kthehet dhe do të flas vetë, e atëherë shumë pikëpyetjeve do t’ju vihet pika.

Në ndërkohë unë do të vazhdoj të kryej me nder dhe krenari detyrën dhe mandatin që ma kanë dhënë votuesit e Lëvizjes VETËVENDOSJE!.

 class="fb-post" data-href="https://www.facebook.com/shqipe.mehmetiselimi/posts/157933612935280" data-width="500" data-show-text="true"> cite="https://www.facebook.com/shqipe.mehmetiselimi/posts/157933612935280" class="fb-xfbml-parse-ignore">

Po i lexoj e po i dëgjoj aty-këtu disa thirrje në adresën time se po u dashka të reagoj sa herë përmendet emri i Rexhep...

Posted by href="https://www.facebook.com/shqipe.mehmetiselimi">Shqipe Mehmeti Selimi on  href="https://www.facebook.com/shqipe.mehmetiselimi/posts/157933612935280">Friday, May 7, 2021