Shpërthejnë dy granata në Prishtinë, policia del në vendin e ngjarjes

shperthejne-dy-granata-ne-prishtine,-policia-del-ne-vendin-e-ngjarjes

Rasti është konfirmuar nga zëdhënësja e Policisë së Kosovës për rajonin e Prishtinës, Flora Ahmeti.

Ajo për lajmi.net ka thënë se rasti ka ndodhur rreth orës 22:00, teksa ka bërë të ditur se përveç dëmeve materiale, fatmirësisht nuk ka pasur pasoja në njerëz.

Policia është në vendin e ngjarjes aktualisht ku po kryen hetimet e nevojshme.

Njoftimi i plotë nga Policia e Kosovës:

Rreth orës 22:00 është raportuar se në rrugën ”Asllan Pireva” në Prishtinë janë dëgjuar detonime.

Menjëherë pas marrjes së kësaj informate policia ka dalë në vendin e ngjarjes, me ç’ rast ka ndërmarr të gjitha veprimet e nevojshme, të sigurisë si dhe ato hetimore-ekzaminuese.

Informacionet e para flasin për shpërthimin e  dy mjeteve shpërthyese  të cilat fatmirësisht nuk kanë shkaktuar pasoja në njerëz përveç dëmeve materiale.

Aktualisht të gjitha njësitë e nevojshme policore për të menaxhuar me situatën dhe hetuar rrethanat e rastit janë në vendin e ngjarjes dhe po kryejnë veprimet e duhura policore./Lajmi.net/