Shpend Ahmeti, personi i parë që uron LVV-në

shpend-ahmeti,-personi-i-pare-qe-uron-lvv-ne

Kryetari i Prishtinës, Shpend Ahmeti është personi i parë që ka uruar ish-partinë e tij për fitoren në zgjedhjet e sotme parlamentare.

Ahmeti, që dikur ishte edhe nënkryetar i VV-së, përmes një statusi në Facebook, ka thënë se Lëvizja Vetëvendosje e ka legjitimitetin e plotë për të udhëhequr me vendin në katër vjetët e ardhshme.

Ky është statusi i tij i plotë:

Se a i kanë fituar nën apo mbi 50 për qind me votat apo pa votat e minoriteteve janë çështje që mund të përcaktojnë vetëm margjinat e qeverisjes dhe koalicionet e (pa)nevojshme.  Po ashtu diskutimi se a ka qenë votë për LVV apo kundër partive tjera është çështje për debate televizive.

Por, një gjë është e qartë pavarësisht rezultateve finale – legjitimitetin për të qeverisur me Kosovën në 4 vitet e ardhshme e ka Lëvizja Vetëvendosje.  Këtë legjitimitet e ka pas pak kush ose më mirë me thënë askush, në zgjedhjet e pasluftës.

Urime Lëvizjes dhe urime qytetarëve për edhe një palë zgjedhje demokratike. Shpresojmë se do të kenë mundësinë të ballafaqohen me problemet reale dhe të mëdhaja që i ka në këto momente Republika e Kosovës.

The post Shpend Ahmeti, personi i parë që uron LVV-në appeared first on Mesazhi.com.