Shoqëria në Kosovë ka filluar të kuptojë se radikalizmi nuk është pjesë e fesë, thotë teologu

shoqeria-ne-kosove-ka-filluar-te-kuptoje-se-radikalizmi-nuk-eshte-pjese-e-fese,-thote-teologu

Hamiti në një intervistë për lajmi.net, është shprehur se nuk ka radikalizëm fetar, por ka keqpërdorim të fesë.

Sipas tij, të rinjtë ka Kosova ishin bashkuar në luftërat në Siri dhe Irak si pasojë e interpretimeve të devijuara.

“Nuk mendoj që ka radikalizëm fetar. Ka keqpërdorim të fesë. Nuk mundesh me thënë që ka islam radikal ose islam terrorist. Islami si fe është një, por ka qasje interpretuese të ndryshme. Qasjet ndryshojnë. Qasje radikale, ka, ka pasur dhe do të ketë gjithmonë. Qasje radikale, regjide të mbyllur të leximit të teksteve në mënyrë literale, të paanjështuar në domenin e komentimit dhe analizës. Fatmirësisht me kalimin e kohës shoqëria jonë e ka kuptuar se radikalizmi nuk është pjesë e fesë. Feja mund të keqpërdoret dhe të ketë qasje radikale fetare, por në esencë feja nuk mund të jetë radikale. Është integruese, ofruese, nuk është përjashtuese. Radikalizmi i cili çon në ekstremizëm nuk është fe, është devijim. Unë mendoj që shoqëria jonë e ka kuptuar tani, sidomos në rastin e atyre që arritët t’i bindin një pjesë të madhe të rinisë tonë që të shkojnë të marrin pjesë në lufta, në Siri dhe Irak, në emër të Zotit.- Këtu kishte ndikim nga interpretimet e  devijuara dhe radikale ekstreme, të cilat i çuan njerëzit në një drejtim të panjohur dhe i shkatërruan individualisht dhe familjarisht”, ka thënë ai./Lajmi.net/