Shkon në mbi 313 numri i të moshuarve të vaksinuar në sallën “1 Tetori”

shkon-ne-mbi-313-numri-i-te-moshuarve-te-vaksinuar-ne-sallen-“1-tetori”

Gjithësej 313 të moshuar janë vaksinuar vetëm të enjten dhe të premten në sallën “1 Tetori”.

Këtë e ka bërë të ditur Niman Bardhi, që shtë koordinator në Qendrën e Vaksinimit në këtë sallë, shkruan lajmi.net.

Ai ka thënë se gjatë ditës së sotme janë vaksinuar 109 të moshuar.

“Po vazhdon dita e dytë me radhë e vaksinimit për të moshuarit mbi 85 vjeç dhe aktualisht deri në këto çaste që ne flasim kemi të vaksinuar në total 313 persona kurse vetëm ditën e sotme kemi 109”, është shprehur ai.

Ai gjithashtu ka nënvizuar se megjithë moshës së shtyrë, të vaksinuarit nuk kanë pasur ndonjë shqetësim apo problem pas marrjes së vaksinës.

“Fatbardhësisht përkundër moshës madhore deri më tani të gjithë kanë vajtur si më së miri, nuk kemi pasur shqetësim apo reagim sa i përket kësaj kategorie”, ka shtuar ai.

Sipas Bardhit, pozitiv është fakti se ka tendencë të rritjes së personave që vijnë dhe janë të interesuar të vaksinohen.

The post Shkon në mbi 313 numri i të moshuarve të vaksinuar në sallën “1 Tetori” appeared first on Mesazhi.com.