Shkon në 14 mijë e 200 numri i votave të refuzuara nga diaspora

shkon-ne-14-mije-e-200-numri-i-votave-te-refuzuara-nga-diaspora

Në Qendrën e Numërimit dhe të Rezultateve po vazhdon rinumërimi i 494 vendvotimeve të zgjedhjeve të 14 shkurtit.

Siç ka bërë të ditur në një konferencë për media zëdhënësi i KQZ-së, deri tani janë numëruar 161 vendvotime nga 494 sa kanë shkuar në rinumërim, që në përqindje i bie 33%, shkruan lajmi.net.

Po ashtu, Elezi ka njoftuar se janë hapur gjithësej 31 mijë e 164 pako të supozuar me fletëvotime nga diaspora.

Nga këto, janë pranuar 35 mijë votues, teksa janë refuzuar 14 mijë e 200 sosh.

The post Shkon në 14 mijë e 200 numri i votave të refuzuara nga diaspora appeared first on Mesazhi.com.