Shkëlzen Gashi: Shpëtimi i vetëm i LDK-së është Vjosa Osmani

shkelzen-gashi:-shpetimi-i-vetem-i-ldk-se-eshte-vjosa-osmani

Por, sipas Gashit kjo nuk është arsyeja e vetme që bëri që LDK të ketë rezultat të dobët në zgjedhjet e 14 shkurtit.

“Qëndrimi që e ka mbajtur LDK-ja ndaj kërkesave të faktorit ndërkombëtar, konkretisht nga përfaqësuesit të Donald Trump, Richard Grenell, e ka dëmtuar LDK-në jashtëzakonisht shumë dhe me të drejtë për mendimin tim. Qëllimi i Trumpit ishte që të arrihet një marrëveshje për konsum të brendshëm dhe LDK-ja ia ka mundësuar këtë që para se të shkonte në Ëashington ka thënë për njohje dhe kur erdhi këtu, erdhi pa njohje”.

“Një gjë tjetër që e ka dëmtuar shumë LDK-në është qëndrimi që e ka mbajtur karshi PDK-së, konkretisht liderit të saj, Hashim Thaçit. Ajo që e ka irrituar gjithmonë dhe jashtëzakonisht shumë elektoratin e LDK-së ka qenë koketimi me Hashim Thaçin. Shumica dërrmuese e votuesve, anëtarëve, simpatizantëve dhe mbështetësve kanë pasë urrejtje ndaj PDK-së dhe Hashim Thaçit.

Gashi në Rubikon tha se vetëm Vjosa Osmani mund ta nxjerrë nga kriza LDK-në duke u rikthye dhe duke u vu në krye të saj.

“Isa Mustafa nuk e bëri gabimin e njëjtë si në vitin 2017 me Avdullah Hotin, por e nxori dikë që e ka sharë sa ka mundur Hashim Thaçin, Vjosa Osmani. Nuk e pati askënd që e ka kundërshtuar Thaçin për dy dekada. Shpëtimi i vetëm i LDK-së është që ta kthejë Vjosa Osmanin dhe ta bëjë kryetare, përndryshe teposhtën e ka të garantuar”.