Shkaqet e vdekjes së 13-vjeçarit që mbante familjen nga lëmosha

shkaqet-e-vdekjes-se-13-vjecarit-qe-mbante-familjen-nga-lemosha

E pamja në familjen Puçolli në Fushë Kosovë ende nuk ka përfunduar.

Kjo familje humbi djalin e tyre 13 vjeçar Elmedin Puçollin disa ditë më parë.

Babai Halidi e gjeti të birin e tij të vdekur në gjumë, mirëpo nuk ishte konfirmuar shkaku i vdekjes së të birit.

Por, gjithë kjo u kuptua pas përfundimit të raportit të Autopsisë të cilin e ka bërë Instituti i Mjekësisë Ligjore me kërkesë të prokurorisë.

Në certifikatën e vdekjes e cila tashmë i është dorëzuar familjes, është konstatuar se 13 vjeçari vdiq si pasojë e mungesës së ngopjes me oksigjen, e cila çoi deri te bllokimi i zemrës së tij.

Mirëpo vdekja e papritur e Elmedinit ngjalli dyshime tek të gjithë.

Madje pati akuza që vetë familjarët të kenë gisht në vdekjen e tij e që ndaj 13 vjeçarit u ushtrua dhunë.

Këto pretendime i kanë dëgjuar edhe familjarët, por që I mohojnë ato.

Të njëjtën gjë e thotë edhe babai i të miturit i cili disa ditë pas humbjes së djalit, është në gjendje jo të mirë emocionale.

E nga Prokuroria Themelore në Prishtinë thanë për T7 se rasti është nën hetime.

Ndërkohë vdekja e Elmedinit i ka tronditur që të gjithë që e njihnin atë, pasi që kishte qenë një person i dashur për të gjithë.