Shifra rekord të infektimeve nga Covid-19 në botë

shifra-rekord-te-infektimeve-nga-covid-19-ne-bote

Po ashtu të larta mbeten dhe shifrat e viktimave, pasi në 24 orë janë regjistruar 3,782 viktima. Krahasuar me një ditë më parë shihet se shifrat janë më të larta.

Tashmë në SHBA numri i përgjithshëm i rasteve ka arritur në 25,762,726 raste të konfirmuara dhe 433,067 viktima.

Në llogaritjen e këtyre shifrave përfshihen rastet nga të 50 shtetet, Distrikti i Kolumbisë dhe territore të tjera të SHBA, si dhe raste të riatdhesuara.

Përhapja e lartë e Covid-19 vjen në një kohë kur në SHBA ka nisur dhe procesi i vaksinimit, ku deri tani kanë marrë të dyja dozat 26,193,682 persona. Në SHBA po përdoren vaksina e Pfizer/BioNTech.