Shejhu i Al Azharit uron muslimanët për Ramazanin

shejhu-i-al-azharit-uron-muslimanet-per-ramazanin

Në një mesazh të hënën Shejh Ahmed el Tayeb u lut që Zoti të bekojë umetin musliman në muajin e shenjtë.

“Lutemi që Zoti të na ndihmojë që të kalojmë këtë muaj në rrugën e adhurimeve, bindjes (ndaj urdhërave të Zotit), faljës dhe afrimit me Zotin dhe të bëjë Ramazanin muaj të sigurisë dhe paqës për tërë botën,” raporton RT arabisht.
Mesazhi erdhi pasi instituti i fetvave Dar-al Ifta e Egjiptit njoftoi të martën si ditën e parë të Ramazanit.
Myftiu Shawki Allam tha se gjysmë hëna nuk u vërejt të dielën në mbrëmjë prandaj e marta do të jetë dita e parë e muajit të shenjtë.
Gjatë Ramazanit muslimanët, përveq të sëmurëve dhe udhëtarëve abstenojnë nga ngrënia e pirja nga agimi deri në muzg si dhe ia kushtojnë kohën e tyre lutjeve, leximit të Kuranit, vetëpërmbajtjes dhe bërjes së veprave të mira. /Mesazhi.com

The post Shejhu i Al Azharit uron muslimanët për Ramazanin appeared first on Mesazhi.com.