Shefi i stafit të Vjosa Osmanit, me lojë fjalësh tenton ta arsyetojë presidenten që s’e përmendi UÇK-në

shefi-i-stafit-te-vjosa-osmanit,-me-loje-fjalesh-tenton-ta-arsyetoje-presidenten-qe-s’e-permendi-uck-ne

Ndërkohë në mbrojtje të saj flet shefi i stafit në kabinetin e Osmanit. Blerim Vela thotë se “Kosova dhe UÇK janë një”.

Sipas tij, Vjosa Osmani me veprimet e saj e lartëson Kosovën.

“Çdo ditë dhe me secilin veprim, Presidentja @VjosaOsmaniPRKS lartëson Kosovën e idealeve të luftëtarëve dhe dëshmorëve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës. Kontributi dhe sakrifica e secilit luftëtar dhe dëshmorë kujtohet me pietet, pasi që #Kosova dhe #UÇK janë një!”, shkroi ai në Twitter.

Beteja e Koshares më 9 prill 1999, në kuadër të operacionit “Shigjeta”, është njëra ndër më të përgjakshmet dhe më heroiket e luftës së Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës.

Triumfi i luftëtarëve nga mbarë trojet e Kosovës, të bashkuar në Brigadën 138, në krye të së cilës ishte komandanti Agim Ramadani, bëri që të shembet muri gati njëqindvjeçar i vënë në mes të Kosovës dhe Shqipërisë. /Lajmi.net/ 

Pse presidentja Vjosa Osmani s’e përmend UÇK-në?