SHBA, shkon në mbi 556 mijë numri i të vdekurve nga COVID-19

shba,-shkon-ne-mbi-556-mije-numri-i-te-vdekurve-nga-covid-19

Numri i personave të vdekur nga koronavirusi i ri (COVID-19) në SHBA është rritur në 556.548, prej të cilëve 927 kanë humbur jetën në 24 orët e fundit, sipas Universitetit Johns Hopkins, transmeton Anadolu Agency (AA).

Numri i të infektuarve deri më tani, sipas të dhënave të universitetit, ka arritur në 30.849.137, me 62.531 raste të regjistruara në 24 orët e fundit.

Aktualisht, shteti i Kalifornisë është më i godituri në SHBA, me mbi 3,68 milionë raste të konfirmuara dhe 59.887 të vdekur.

Në SHBA deri më tani mbi 108 milionë persona kanë marrë dozën e parë të vaksinës kundër COVID-19, kurse mbi 63 milionë dozën e dytë. /aa

The post SHBA, shkon në mbi 556 mijë numri i të vdekurve nga COVID-19 appeared first on Mesazhi.com.