SHBA regjistron mbi 92 mijë raste të reja me COVID-19

shba-regjistron-mbi-92-mije-raste-te-reja-me-covid-19

Shtetet e Bashkuara raportuan 92,666 raste të reja me COVID-19 dhe 3,031 vdekje shtesë të lidhura me virusin të Martën, sipas një vlerësimi nga Universiteti Johns Hopkins, raporton Cnn, transmeton lajmi.net.

Kjo ngre numrin e përgjithshëm kombëtar në të paktën 27,189,761 infeksione dhe 468,103 viktima që nga fillimi i pandemisë.

Në total përfshihen raste nga të 50 shtetet, Distrikti i Kolumbisë dhe territore të tjera të SH.B.A., si dhe raste të riatdhesuara. /Lajmi.net/