SHBA/ Pezullohet urdhri i vaksinimit për punonjësit e kompanive të mëdha

shba/-pezullohet-urdhri-i-vaksinimit-per-punonjesit-e-kompanive-te-medha

Administrata e Sigurisë dhe Shëndetit në Punë në SHBA po pezullon zbatimin e urdhrit të vaksinës Covid-19 të administratës Biden për bizneset e mëdha private pasi një gjykatë federale e apelit la në fuqi bllokimin e vaksinimit me detyrim javën e kaluar.

Administrata e Sigurisë dhe Shëndetit në Punë e publikoi pezullimin në faqen e saj zyrtare.

“Gjykata urdhëroi që OSHA të mos ndërmarrë asnjë hap për të zbatuar Standardin e Përkohshëm Emergjent, deri në një urdhër të mëtejshëm të gjykatës. Ndërsa OSHA mbetet e sigurt në autoritetin e saj për të mbrojtur punëtorët në raste urgjente, OSHA ka pezulluar aktivitetet në lidhje me zbatimin e Standartit të Përkohshëm Emergjent, në pritje të zhvillimeve të ardhshme në çështjet gjyqësore.”

Presidenti Joe Biden njoftoi në shtator se administrata po nxirrte një rregull të ri që do t’u kërkonte të gjithë punëdhënësve privatë me 100 ose më shumë punonjës të mandatonin vaksinat ose testimin javor për të gjithë personelin.

Në fillim të këtij muaji, administrata caktoi 4 janarin si afatin përfundimtar për kualifikimin e punëdhënësve privatë për të filluar mandatimin e vaksinës ose kërkimin e testimit javor.

Në një vendim prej 22 faqesh javën e kaluar, Gjykata e Apelit e 5-të e Qarkut të SHBA shkroi se urdhri i administratës për vaksinën dhe testimin e Covid-19 ka “shumë gjasa të dështojë për shkak të problemeve që mbart” dhe vendosi që OSHA të mos zbatonte kërkesën të një mocioni për një urdhër të përhershëm.

Gjykata tha se OSHA nuk duhet “të ndërmarrë asnjë hap për të zbatuar udhëzimin e autoriteteve derisa në marrjen e një vendimi tjetër nga gjykata”.

Çështja filloi kur Prokurori i Përgjithshëm i Teksasit Ken Paxton, së bashku me shtetet e Luizianës, Mississippi, Utah dhe Karolina e Jugut, ngritën një padi kundër administratës Biden për vaksinën në tetor, duke kërkuar një lehtësim paraprak dhe të përhershëm për urdhrin e vaksinimit dhe gjithashtu kërkohej edhe shpallja e tij si i paligjshëm.

Urdhrat e vaksinave kanë krijuar diskutime dhe përplasje të mëdha në Shtetet e Bashkuara. Mbështetësit thonë se rregullat po ndihmojnë në dhënien fund të pandemisë gati dy vjeçare të koronavirusit, ndërsa kundërshtarët argumentojnë se këto udhëzime shkelin Kushtetutën e SHBA dhe frenojnë lirinë individuale.

The post SHBA/ Pezullohet urdhri i vaksinimit për punonjësit e kompanive të mëdha appeared first on Mesazhi.com.