SHBA kufizon fluturimet nga India

shba-kufizon-fluturimet-nga-india
“Vendimi vjen me rekomandim nga Qendrat për Kontrollin dhe Parandalimin e Sëmundjeve dhe do të hyjë në fuqi të martën”, tha Psaki, raporton ATSh.

India po lufton me shifrat rekord të infeksioneve, me më shumë se 300 000 raste ditore për shtatë ditë rresht, ndërsa një mutacion i dyfishtë i COVID-19, i pretenduar më infektues, po qarkullon atje.

SHBA ka dërguar furnizime dhe ndihma urgjente në Indi, me dërgesën e parë që mbërriti sot herët, pjesë e furnizimeve me vlerë prej 100 milionë dollarësh, përfshirë bombola oksigjeni, maska dhe pajisje diagnostikuese.