SHBA konfirmon angazhimin për forcimin e NATO-s

shba-konfirmon-angazhimin-per-forcimin-e-nato-s

Zëdhënësi i Departamentit Amerikan të Shtetit, Ned Price bëri një deklaratë me shkrim lidhur me bisedën telefonike mes sekretarit Blinken dhe Stoltenberg.

Në deklaratë thuhet se Blinken dhe Stoltenberg u dakorduan për fillimin e punimeve për zhvillimin e një Samiti të Liderëve të NATO-s në gjysmën e parë të vitit 2021. “Sekretari Blinken në bisedën me sekretarin e përgjithshëm të NATO-s, Stoltenberg nënvizoi angazhimin e administratës së Bidenit për forcimin dhe rigjallërimin e aleancës transatlantike” thuhet në deklaratë.

Blinken bisedoi me ministrat e Jashtëm të Francës, Gjermanisë dhe Britanisë

Blinken gjithashtu ka zhvilluar biseda të ndara telefonike edhe me ministrin e Jashtëm të Britanisë së Madhe, Dominic Raab, ministrin e Jashtëm të Gjermanisë, Heiko Maas dhe ministrin e Jashtëm të Francës, Jean-Yves Le Drian.

Në bisedat me homologët e tij evropianë, Blinken ka shprehur rëndësinë e aleancës së NATO-s dhe rëndësinë e marrëdhënieve dypalëshe mes SHBA-së dhe këtyre vendeve.

Sekretari i ri amerikan i Shtetit Blinken filloi detyrën e tij pasi mori miratimin të martën në Senat.