SHBA jep më tepër se 3 milionë doza të vaksinës kundër COVID-19 në ditë

shba-jep-me-teper-se-3-milione-doza-te-vaksines-kunder-covid-19-ne-dite

CDC raportoi 165,053,746 doza totale janë përdorur deri më tani – rreth 79% të 207,891,295 doza të dorëzuara, raporton Cnn, transmeton lajmi.net.

Kjo është rreth 3.4 milionë doza më shumë se në 24 orët e mëparshme, për një mesatare shtatë-ditore prej rreth 3.1 milionë doza në ditë.

Rreth 32% e popullsisë – 106 milionë njerëz – kanë marrë të paktën një dozë të vaksinës, dhe 18.5% e popullsisë – rreth 61 milion njerëz – janë vaksinuar plotësisht.

Të dhënat e botuara nga CDC mund të vonohen dhe dozat mund të mos jenë dhënë në ditën e raportuar. /Lajmi.net/