SHBA-ja mesazh ngushëllimi për 13 dëshmorët turq

shba-ja-mesazh-ngushellimi-per-13-deshmoret-turq

Departamenti i Shtetit i SHBA-së shprehu ngushëllime për 13 shtetasit turq që u martirizuan nga organizata terroriste PKK në rajonin Gara të Irakut, transmeton Anadolu Agency (AA).

Departamenti i Shtetit bëri një deklaratë në lidhje me martirizimin e 13 shtetasve turq në rajonin Gara të Irakut.

“SHBA-ja ndihet e pikëlluar për vrasjen e shtetasve turq në rajonin e Kurdistanit të Irakut. Ne jemi në anën e aleatit tonë të NATO-s Turqisë dhe u shprehim ngushëllimet tona familjeve të të vrarëve në konfliktin e fundit. Nëse janë të vërteta lajmet se shtetasit turq u vranë nga dora e organizatës terroriste PKK, këtë veprim e dënojmë në mënyrën më të fuqishme”, thuhet në deklaratë.

The post SHBA-ja mesazh ngushëllimi për 13 dëshmorët turq appeared first on Mesazhi.com.