Shampite – Delikatesa e Kosovës që nuk krahasohet me tjetër

shampite-–-delikatesa-e-kosoves-qe-nuk-krahasohet-me-tjeter

Shampitja është një ëmbëlsirë që vjen nga tradita kosovare, ajo gjendet në çdo ëmbëltore të Kosovës por njëkohësisht është specialitet që amvisat e gatuajnë shpesh në shtëpi.

Kjo ëmbëlsirë e veçantë konsumohet në çdo kohë të ditës dhe është fantastike për t’u përgatitur sidomos në raste festash dhe gëzimesh familjare.

Përbërësit e saj janë të thjeshtë por shija tërësisht magjepsëse. Kombinohet në mënyrë fantastike me fruta të ndryshme sidomos me luleshtrydhe.

Përbërësit

6 të bardha veze

350 gr sheqer

Një filxhan i vogël me ujë

Për petën

6 të verdha veze

6 lugë sheqer

6 lugë miell

6 lugë qumësht

6 lugë vaj

Gjysmë luge çaji me pluhur pjekjeje

Përbërësit

Si fillim përgatisim pandispanjën. Shtojmë në një tas të verdhat e vezëve dhe sheqerin dhe i kalojmë në mikser derisa masa të njëtrajtësohet dhe sheqeri të shkrijë plotësisht.

Në po të njëjtin task u kemi vezët shtojmë qumështin, miellin, vajin dhe pluhurin e pjekjes.

Më pas, shtroni një letër pjekjeje në tepsi, të hidhni në të masën e përgatitur dhe më pas ta fusni në furrë të parangrohur me 180 gradë.

Ndërkohë përgatisim pjesën kremoze të ëmbëlsirës.

Në një tenxhere hedhim ujin dhe sheqerin dhe e lëmë në zjarr derisa sheqeri të shkrihet dhe sherbeti të jetë i trashë.

Më pas, në një tjetër enë hedhim të bardhat e vezëve dhe duke i rrahur shtojmë sherbetin duke e përzier pa ndërprerje masën në mikser derisa masa të marrë trajtën e një shkume të fortë të bardhë.

Pasi të jetë pjekur peta e pandispanjës shtojmë mbi të shkumën me vezë e sheqer dhe e lëmë në furrë të piqet edhe 5 minuta. Më pas e largojmë nga furra dhe e shërbejmë të ftohtë./Lajmi.net/