Shala në takim me të rinjtë: Programi i rimëkëmbjes i PDK-së garanton të ardhme më të mirë

shala-ne-takim-me-te-rinjte:-programi-i-rimekembjes-i-pdk-se-garanton-te-ardhme-me-te-mire

Shala me anë të një postimi në Facebook ka thënë se të rinjtë janë motiv, e sidomos ata që më 14 shkurt do të votojnë për të parën herë, shkruan lajmi.net.

Mbështetje për programin e rimëkëmbjes ai kërkoi nga të rinjtë e Gjakovës, duke premtuar se ky program u garanton atyre të ardhme më të mirë, shtet ligjor e mbështetje ekonomike.

Postimi i plotë i Shalës në Facebook:

Kënaqësi të jesh në mesin e simpatizantëve dhe mbështetësve të rinj të Partisë Demokratike të Kosovës në Gjakovë.

Motiv për ne janë sidomos këta të rinj të cilët më 14 shkurt do të jemë për herë të parë votues.

Nga të rinjtë gjakovarë kërkuam përkrahje për programin #Rimëkëmbje, i cili garanton të ardhme më të mirë, mbështetje sociale të dinjitetshme, shtet ligjor që mbron të drejtat kombëtare e qytetare për të gjithë etj.  /Lajmi.net/