Shaip Kamberi flet për efektet që ka në Serbi vendosja e ambasadës së Kosovës në Jerusalem

shaip-kamberi-flet-per-efektet-qe-ka-ne-serbi-vendosja-e-ambasades-se-kosoves-ne-jerusalem

Kamberi në “Debat Plus” thotë se zhvendosja e ambasadës në Jerusalem do të jetë sfidë shumë më e madhe për Serbinë se që ishte për Kosovën.

“Kosova në shkëmbim të njohjes nga Izraeli ka pranuar ta vendos ambasadën në Jerusalem. Ndërkohë që Serbia që ka raporte diplomatike me shumicën e vendeve arabe dhe njëkohësisht raporte shumë të mira me to, do të duhej para tyre të arsyetoj në rast se zhvendos ambasadën në Jerusalem. Në të kundërtën ajo duhet të përgjigjet para Shteteve të Bashkuara të Amerikës [nëse nuk zhvendos ambasadën në Jerusalem]”, tha ai.

Kamberi thotë se shtetet e BE-së para se të kërkojnë llogari nga Kosova për vendosjen e ambasadës në Jerusalem duhet të japin sqarime pse pesë shtete të unionit nuk e njohin Kosovën.

Kamberi ka folur edhe për zgjedhjet në Kosovë dhe përfshirjen e Luginës së Preshevës në këtë fushatë.

“Banorët e Luginës janë tashmë një potencial votuesish për partitë në Kosovë pasi shumë banorë janë të zhvendosur në Kosovë”.

Kamberi thotë se Kosova nuk duhet të mbetet me simbolika në raport me Luginën e Preshevës.

“pa një program të qartë shtetërorë, me programe partiake nuk mund të mbrohet popullata shqiptare në Luginën e Preshevës”, tha ndër të tjera Shaip Kamberi.