“Seriozisht? Mos je nën presion?” – Eurodeputeti irlandez i kapet keq Kurtit për NATO-n

“seriozisht?-mos-je-nen-presion?”-–-eurodeputeti-irlandez-i-kapet-keq-kurtit-per-nato-n

Është politikani irlandez, Mick Wallace, pjesë e Parlamentit Evropian që nga 2019-a ai që i ka reaguar Kurtit në një postim ku ky fliste për Samitin e Sotëm në Tiranë, teksa nënvizonte se lloji i sigurisë së NATO-së është një ndër shtyllat kryesore të BE-së.

“Unë arrita në përfundimin se 3 shtyllat e tempullit të BE-së janë lloji antifashist i paqes, një lloj mirëqenie shteti dhe lloji i sigurisë së NATO-s”, shkroi Kurti.

Por përgjigja i erdhi atij menjëherë nga Ëallace. Ky i fundit e pyeti Kurtin se a e ka seriozisht kur thotë se NATO ka të bëj me paqen.

Madje e pyeti atë se a është nën presion dhe a po i tradhton parimet e veta.

“Seriozisht Albin Kurti po përpiqesh të na thuash që NATO ka të bëjë me Paqen? – Kjo nuk i qëndron asnjë mendimi racional. A jeni nën presion? A është e mundur që po tradhtoni parimet?”, ka shkruar ai. /Lajmi.net/