Selimi: Programi i Dautit për Prishtinën, shpi për shpi, mahall për mahall

selimi:-programi-i-dautit-per-prishtinen,-shpi-per-shpi,-mahall-per-mahall

Tutje, ai tha se Qytetari i Prishtinës është përcaktuesi i zhvillimit e jo funksionarët e qeverisë.

Shkrimi i plotë:

Shpi për shpi, mahall për mahall.

Programi i Dautit për Prishtinën është “bottom-up” (prej poshtë, nalt). Qytetari i Prishtinës është përcaktuesi i zhvillimit e jo funksionarët e qeverisë. Nuk kemi nevoj për fasadë as performaca. Mobilizim i qytetarit të Kodrës së Trimave, Kolovicës, Qendrës, Dardanisë, Ulpianës, Veternikut, Hajvalisë, Bardhoshit e krejt lagjeve e katundeve, duke na përfshi edhe neve të ardhurve e që Prishtina na pranoi si bijë e bija te Kryeqytetit. Dao është zani jem. Selim Selimi, aktivist i Aleancës për Prishtinën./Lajmi.net/