Selimi: Buxhetin e drejtësisë do ta rrisim deri në 35% dhe pagën e policëve do ta bëjmë 700 euro

selimi:-buxhetin-e-drejtesise-do-ta-rrisim-deri-ne-35%-dhe-pagen-e-policeve-do-ta-bejme-700-euro

Në këtë prezantim është shpalosur programi politik, ekonomik, ai i sundimit të ligjit, etj.

Prezantimin e shtyllës së programit që ka të bëjë me sundimin e ligjit dhe sigurinë e ka shpalosur ministri në detyrë i Drejtësisë dhe kandidati i AAK-së për deputet, Selim Selimi.

Selimi përmes një postimi në profilin e tij zyrtar në rrjetin social Facebook, ka bërë të ditur se do të ketë rritje të buxhetit në sistemin e drejtësisë dhe ka premtuar se paga minimale e policëve do të jetë 700 euro, shkruan lajmi.net.

Postimi i plotë i Selimit, pa ndërhyrje:

Gjatë prezantimit të Programit Zgjedhor 2021-2025, kam shpalosur njërën prej shtyllave më të rëndësishme që përmban plani qeverisës i Aleancës “Siguria dhe Sundimi i Ligjit”.

Siç mbajtëm fjalën për formimin e ushtrisë, dyfishimin e pagave të gjyqtarëve dhe prokurorëve, që politika t’i mbajë duart larg drejtësisë, do ta mbajmë fjalën edhe për rritjen e buxhetit në sistemin e drejtësisë deri në 35 %, sigurimin e pagës minimale në vlerë për 700 euro për policët, implementimin e vettingut për të siguruar gjyqtarë e prokurorë kompetent profesionalisht me integritet dhe të pavarur, rritjen e numrit të prokurorëve dhe gjyqtarëve në departamentin e krimeve të luftës, themelimin e Task-Forcës kundër korrupsion si dhe anëtarësimin në aleancën më të fuqishme në botë – NATO.

E mbajmë fjalën me Ramushin President!. /Lajmi.net/

Gjatë prezantimit të Programit Zgjedhor 2021-2025, kam shpalosur njërën prej shtyllave më të rëndësishme që përmban…

Posted by Selim Selimi on E hënë, 18 Janar 2021