Sejdiu rrëfen prapaskenat e deklaratës së George Bush “Enough is Enough”

sejdiu-rrefen-prapaskenat-e-deklarates-se-george-bush-“enough-is-enough”

Gjatë fjalimit të tij, Bush kishte përdorur shprehjen “Enough is Enough” – “Mjaftë është mjaftë”.

Ky kishte qenë një mesazh i fuqishëm se Kosova duhet të shpallë Pavarësinë e saj dhe se ka mbështetjen e Amerikës.

Sipas Fatmir Sejdiut, George Bush kishte qenë i gatshëm që në Shqipëri të lëshojë deklaratën e njohjes së Pavarësisë së Kosovës, ende pa u shpallur.

“Deklarata e presidentit Bush “Enough is enough” ka qenë një mesazh për rajonin, sepse për shembull ka qenë Maqedonia dhe Gruveski që fillimisht kanë tentuar të drejtohet krah Serbisë. Vizita e Presidentit Bush ka qenë në qershor dhe e di se Bush ka qenë i gatshëm që prej aty të lëshojë një deklaratë të njohjes së Pavarësisë, pa u zhvilluar aktet e tjera”, rrëfen -ish-Presidenti Sejdiu në Dukagjini.

13 vite më vonë, Sejdiu ka komentuar vizitën e presidentit Bush në Tiranë dhe ka rrëfyer prapaskenat e takimit të Presidentit amerikan me kryeministrin shqiptar, Sali Berisha.

“E di që ka pasur një konsultim të brendshme me Sali Berishën dhe ajo deklaratë është rruga e hapur sepse e di që momenti i rëndësishëm i kthesës dhe i urgjencës së SHBA-ve ka qenë koha e korrikut dhe gushtit të 2007, kur është dashtë të mbahen bisedimet shtesë. Ideja e Sarkozit që të shtohen edhe 120, ai ka dashur të shtjerrë kërkesat e Serbisë, për atë se nuk është bërë dialogu i mjaftueshëm, nuk janë trajtuar të gjitha temat. Befasia e Sarkozit ka qenë befasi për shumë kë”, tha në mes tjerash Sejdiu.

Menjëherë pas vizitë së Presidentit Bush në Tiranë, Sali Berisha kishte ftuar liderët e Kosovës në atë kohë, presidentin Fatmir Sejdiu dhe kryeministrin Agim Çeku për t’i rrëfyer diskutimet e tij të brendshme me të parin e shtetit amerikan.

“Pas takimit të presidentit Bush me Sali Berishën, unë dhe Agim Çeku e kemi takuar Sali Berishën në Kukës. Ai na treguar pikë e presje mesazhet e presidentit Bush, se kjo punë do të ndodhë, se procesi nuk mund të zgjasë. Ne ishim në hotel “Amerika” në Kukës dhe jemi kthyer”, tha në mes tjerash Sejdiu.